Welcome to Drini Hotels
Kompania Drini Hotels sh.p.k. është kompani e re, e profilizuar në një brend të ri, mirëpo stafi
menaxhues ka traditën e afarizmit dhe eksperiencën shumëvjeçare në sektorin e shërbimeve të turizmit
dhe sigurimeve. Ne jemi të fokusuar kryesisht në shërbimet e turizmit, avio bileta, udhëtime
individuale e grupore, hotele, aranzhmane turistike dhe bileta udhëtimi në mbarë botën, si dhe të
gjitha llojet e sigurimeve.
Fokus yni i veçantë është ofrimi i shërbimeve për rezervimin e hoteleve për klientë dhe agjensione
partnere në Kosovë dhe rajon. Ju do të gjeni ofertat me çmimet më të lira në treg. Platforma Drini Travel me web faqen www.drinitravel.com dhe shërbimi ynë i integruar në kuadër të
kësaj web faqeje do t’ju ofrojë ofertat për rezervimin e hoteleve Drini Hotels www.drinihotels.com me çmimet më
konkurrente, duke kategorizuar kështu kompaninë Drini Hotels si Tour Operatorin më të fuqishëm, tek
i cili do të gjeni oferta për rreth 3 milion hotele në mbarë botën.
Misioni ynë është që me korrektësi dhe profesionalizëm të ndërtojmë marrëdhëniet me klientët dhe
partnerët tanë bazuar në parimin e krijimit të relacionit afatgjatë.
Vizioni ynë është ta diferencojmë kompaninë tonë nga industria, duke ngritur dhe mbajtur një
standard të lartë të shërbimit, me anë të të cilit do të jemi të njohur në treg përmes klientëve dhe
partnerëve tanë.
Objektivi ynë është të angazhohemi fuqishëm për të siguruar që qasja profesionale dhe shërbimi për
klientët është pasqyrim i strategjisë sonë për konsolidimin e brendit.
Drini Hotels në çdo udhëtim!
Albanian